Publikohet emri/ Kush është ‘Moza’ e Tatimeve që akuzohet se nxorri të dhënat e pagave

209
0

Tashmë linkun me të gjithë pagat e ka në dorë mijëra persona. Skandali ka marrë ‘dhenë’.

Prokuroria e Tiranës ka nisur një verifikim në lidhje me publikimin e të dhënave personale, paga dhe ID të rreth 630 mijë qytetarëve të ndryshëm.

Dokumenti në formën e një linku që po përhapet me shpejtësi në platformat sociale, i përket muajit janar 2021 dhe nje tjeter i muajit prill.

Bëhet fjalë për rrjedhjen më të madhe të informacionit, i cili ka të bëjë me pagat mujore të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë në sektorin privat dhe në administratën publike.

Por si doli ky dokument?

Ne media po qarkullon emri nga ka dalë kjo listë, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë. Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user me emrin e Moza.

Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo  domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën.

Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack. Lista është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive.

Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona. Hetimet e Prokurorisë ndërohë, pritet të sqarojnë se çfarë ka ndodhur vërtet dhe nëse lista është shpërndarë me qëllim.

Kush është Moza, shefe në Drejtorinë e Tatimeve?

Moza është përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Tatimeve, ajo është krijuesi i një file. Lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.

Është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive. Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.

Nxjerrja e të dhënave ka krijuar një shqetësim të madh, tek qytetarët dhe frikë tashmë për sigurinë e të dhënave të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.