Lajmi i fundit/ Publikohet data zyrtare, ja kur nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2023

831
0

Aplikimet Lotarine Amerikane DV-2023 nisin me date 6 tetor. Edhe kete vit 55 mijë persona do të kenë mundesine të shkojnë në Amerike me ane te lotarisë amerikane ndërmjet 6 rajoneve gjeografike transmeton shqiptari.net.

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se periudha e regjistrimi elektronik per lotarinë amerikane 2023 nis të mërkurën e 6 tetorit dhe zgjat deri në mesditën e 9 nëntorit 2021.

Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë në një post të caktuar s’kualifikohet. Kriter tjetër për aplikimin është dhe vjetërsia e fotove(pa syze dhe aksesorë) ku nuk duhet të jenë të njëjta me ato të aplikimeve të mëparshme dhe të jenë bërë gjatë 6 muajve të fundit.

Nëse keni krijuar familje duhet të përfshini dhe ta gjatë aplikimit, vetëm nëse fëmija juaj ka mbushur 21 vjec apo është martuar  nuk mund ta bëni pjesë.

Ketu mund te lexoni instruksionet per Lotarine amerikane DV- 2023

Ndiqni faqen Llotaria amerikane ne Facebook per te rejat e fundit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.