E fundit/ Arrestohet ish-Presidenti, ja per cfare akuzohet

202
0

Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, është arrestuar pasi u kthye në vendin që drejtoi për 9 vite.

Ai ishte dënuar në mungesë për abuzim me pushtetin, por vitet e fundit jetoi si i arratisur në Ukrainë.

Lajmin për arrestimin e tij e dha kryeministri Irakli Garibashvili, teksa mësohet se ish-presidenti postoi foto në rrjetet sociale kur u kthye në vendlindje.

Saakashvili ishte president nga viti 2004-2013 dhe ishte i njohur për përpjekjet e tij energjike kundër korrupsionit, por gjeorgjianët u bënë gjithnjë e më të shqetësuar për prirjet e tij autoritare dhe sjelljen e tij nganjëherë kapriçoze.