Departamenti Kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Popullsinë, ka publikuar një raport ku tregon numrin e emigrantëve të ligjshëm që jetojnë nëpër botë.
Sipas të dhënave deri në vitin 2017, një milionë e 150 mijë qytetarë të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Raporti tregon se 460 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 430 mijë në Greqi, 90 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA dhe 70 mijë në Maqedoni.
Në raportin e publikuar nga Peë Research, analizohet numri i emigrantëve të ligjshëm, të cilët kanë më shumë se një vit që jetojnë në një vend.
Gjithashtu, sipas raportit, në vitin 2017, 50 mijë emigrantë të ligjshëm janë të regjistruar në Shqipëri.
Ndër ta 30 mijë persona kanë vend origjinë Greqinë, dhe 20 mijë të tjerët janë nga vende të ndryshme të botës.