Njihuni me fshatin ku të vdekurit nxirren nga varri dhe fillojnë një jetë të re

431
0

Ndoshta nuk do ta besoni, por ekziston një fshat i quajtur si “fshati i të vdekurve”.

Jetesa e çuditshme është fotografuar në Sulawesin e Jugut në Indonezi, ku të afërmit e varrosur nxirren nga arkivoli për t’u veshur me rroba të reja dhe për t’iu pastruar kockat.

Rituali i vdekjes i popullit Torojan nuk beson se dikush ka ndërruar jetë.

Kështu që ata trajtohen si një anëtar i familjes dhe vendosen natën në shtrat për të fjetur.

Gjithashtu u jepet ushqim dhe pije si edhe përfshihen në bisedat familjare.

Ata u japin gjithashtu cigare, i ndërrojnë, i lajnë dhe jetojnë me ta.