Psikologet: Keto fjale ndrydhin personalitetin e femijeve

1022
0

Fjalët e rënda lëndojnë, ndaj të gjithë ne duhet të mendohemi mirë përpara se t’ia drejtojmë ato dikujt. Nëse një prindi do i kërkohej të matej dy herë përpara se të godiste lehtë fëmijën apo ta fyente me fjalë, psikologët janë të mendimit se është veprimi i dytë ai që duhet shmangur sepse ka pasoja më të rënda në psikologjinë e fëmijës. Sigurisht ky është një rast i mbyllyr, sepse prindërit në asnjë rast nuk duhet të godasin apo t’u drejtohen me fjalë të papërshtatshme fëmijëve. Shprehjet e gabuara ndrydhin personalitetin e fëmijës dhe këto fjalë në dukje të padëmshme mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e tij psikologjik në një hark kohor prej më shumë se 30 vitesh.
Çfarë vijon më poshtë është një listë me 4 fraza, që fëmijët dëgjojnë më së shumti, por që në të njëjtën kohë i dëmtojnë ata rëndë.

# 1 – “Ti je shumë i ndjeshëm.”
Kjo frazë përmbledh shprehje të tipit: sa qaram je, vetëm ti bën kështu etj etj Sipas psikologëve, shumë fëmijë reagojnë shpejt dhe intensivisht për çdo gjë. Me kalimin e kohës, nëse prindërit ndrydhin emocionet e fëmijëve ata nuk do të jenë më të aftë të shprehin ndjesitë e tyre. Psikologu ifëmijëve Elinor Bashe këshillon prindërit të dëgjojnë dhe të pranojnë emocionet e fëmijës, edhe në qoftë se ato nuk duken logjike.


# 2 – “Kjo është jeta”.
Kur fëmija juaj vjen në shtëpi i mërzitur, fraza që duhet të shmangni është, “E pra, kjo është jeta.” Kjo mund të jetë krejtësisht e përshtatshme për një 25 vjeçar, por truri i fëmijës është fizikisht i paaftë për ta kuptuar.
# 3.Sepse kështu them unë
Në asnjë rast kjo shprehje nuk duhet përdorur e vetme ! Argumentojini fëmijës se përse fjala juaj është e drejtë dhe mos iu impononi atyreve vetëm sepse ju jeni më të mëdhenj.
# 4 – “Pushoni”
Me fjalën pushoni, nuk fiton asgjë pasi është në natyrën e fëmijës të këmbëngulë, të pyesë për çdo gjë, të kërkojë të provojë gjëra të reja etj etj . Dëgjojeni kërkesën e fëmijës suaj dhe nëse ju duket e papërshtatshme thuajini thjesht që ajo gjë nuk mund të bëhet apo ai është tepër i vogël për të provuar diçka, për të patur një gjë të tillë apo në varësi të situatës. E rëndësishme është ta lini fëmijën të shprehet e mos ta ndërprisni me fjalën “Pusho”