“Pse Pashkë kemi çdo ditë ne?!”/ Ja si tallet polici grek me shqiptarët

897
0

Një qytetar denoncoi sot atë që ai e ka konsideruar si një akt arbitrarar nga ana e doganeës greke, që sipas tij e ka kthyer pas sot pas asnjë arsye, edhe pse ishte me të gjitha dokumentacionat e rregullta.

Sipas qytetarit që është identifikuar me emrin Danjel Toska, pala greke nuk e la që të fliste, por i vendosi menjëherë kryq mbi pasaportë përcjell shqiptari.net.

Pasi u pyet se ku po shkonte dhe shtetasi shqiptar u përgjigj se ishte nisur për te tezja e tij në Greqi për të festuar Pashkën, polici grek ia preh: “Pse Pashkë kemi çdo ditë ne?! Kthehu pas menjëherë”.

Qytetari këmbënguli që ta denonconte rastin e tij tepër i revoltuar, pasi sipas tij kjo ëhstë një tallje e qëllimshme dhe poshtëruese që pala greke bën enkas ndaj shqiptarëve.

Ky rast ndodh në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia janë ulur në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje lidhur me delimitimin detar mes dy shteteve.