Pse nuk jemi pjesë e BE? Fevziu: Europa e ka parë veten si një klub i krishterë

339
0

Moderatori Blendi Fevziu thekson se vendi ynë është vendi më i vonuar në rrugën e integrimit evropian edhe pse u shpreh se kjo tashmë duhet të ishte realizuar kohë më parë.  

Në emisionin “Prishtinë-Tiranë” Fevziu shtoi se sipas tij, Europa e ka parë vetën gjithmonë si një klub i krishterë, mbështetur mbi parime kristiane.

Banorët e trojeve tona kanë jetuar në perandorinë serbe të Stefan Doshanit, pesë shekuj në perandorinë osmane, pra kanë jetuar në perandori të ndryshme. Ne nuk kemi pasur histori qëndresë pesë shekullore siç mendojmë. Por a kanë hasur kontribut shqiptarët në perandorinë osmane, padyshim që po. Sot në Turqi mendohet se mund të jetë një popullate mbi 5 milion banorë. Perandoria osmane kryesisht bënte dallime fetare, por pa një problem të madh. Osmanet nuk kanë bërë shumë diferenca.

“Shqipëria ishte e fundit që doli nga kampi komunist edhe pse ishte e para që duhet të dilte. Sot jemi më të vonuarit në rrugën e integrimit edhe pse e dimë mirë që duhet të ishim shumë më para. Po ashtu problemi lidhet me ndikimin e fuqive të mëdha, për shkakun se disa vende për arsye të një besimi. Europa e ka parë vetën gjithmonë si një klub i krishterë i mbështetur mbi parime kristiane, ” tha Fevziu.