Aurela Gaçe zbulon mashtrimin, njofton menjehere fansat: Mos hapni asnjë mesazh nga kjo faqe..

315
0

Një person ka hapur një profil në “Facebook” me emrin e këngëtares dhe në një postim ka shkruar se do të dhurojë 10 mijë euro për 2,500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”.

Pas Ardit Gjebreas dhe Rudina Magjistarit, edhe Aurela Gaçes thotë i është përdorur emri dhe identiteti për të mashtruar të tjerët në rrjete sociale.

Pasi është vënë në dijeni të një mashtrimi të tillë, Gaçe ka njoftuar menjëherë fansat e saj që të bëjnë kujdes.

“Vëmendje miq! Dikush ka marrë videon time nga ‘Facebook#Fanpage’, ka hapur këtë faqe me emrin tim, Aurela Gaçe Live, është duke përdorur emrin tim, nuk e kuptoj pse”.

“Ju lutem, mos u përgjigjni në mesazhet që ju dërgojnë. Faqja ime e vetme është e certifikuar. Ju lutem, mos u mashtroni. Dikush po bën një lojë me shumë emra të njohur”.

“Mos hapni asnjë mesazh nga kjo faqe. Mos jepni të dhënat tuaja personale, bankare. Ju marrin ato të dhëna e ju vjedhin”.

“Raportojeni, raportojeni!”, shkroi këngëtarja.