Pse mbyten pushuesit? Ekspertet tregojne shkakun kryesor

5153
0

Edhe këtë sezon në plazhet tona mungojnë elementët e sigurisë, vrojtuesit, por në zona të caktuar edhe ekipet shëndetësore. Mjekët e Urgjencës së Durrësit që përballen me rastet e personave që mbyten në det tregojnë shkaqet kryesore.

 “Shkaku i parë i mbytjeve është moti, pra deti me dallge si dhe mosditja mire e notit. Tjetër faktor janë kushtet shëndetësore, sidomos ato të zemrës, akute. Njëkohësisht edhe ekipet e shpëtimit duhet të jenë prezent”, shprehet Gazmir Demiri, mjek i urgjencës spitalore Durrës.

Përveç dallgëve e mosditjes së notit, mjekja e urgjencës së Durrësit, Nensi Sulstarova ka dhe një apel për pushuesit e grupmoshave të ndryshme.

“Për ne si mjekë është e rëndësishme që moshat e mesme dhe të treta, veçanërisht ata të meshkujt, duhet të jenë të kujdesshëm në oraret e drekës dhe në temperaturat e larta. Gastroenteritet shkaktojnë kolapse të enëve të gjakut, hipotension dhe cenim të parametrave vital.

Te mbytjet, shkaktarë të tjerë mund të jenë ataku epileptic, ai kardiak.  Moshat e reja të jenë të kujdesshëm të mos pinë alko ol kur janë në plazh dhe direkt të kalojnë në not. Konsumi i substancave nar kotike i përzier me alko ol mund të kalojnë direkt në arrest kardiak”, thotë Nensi Sulstarova, mjeke urgjence.

Në shumicën e rasteve, mbytjet janë regjistruar në det me dallgë, në kushtet kur në plazhe mungojnë elementët e detyrueshëm të sigurisë.

“Sigurisht që duhen rojet, pasi jo të gjithë janë të mësuar me detin, me notin. I bëj thirrje organeve kompetente që ta mendojnë edhe këtë gjë”, thotë një pushuese.

Pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë në plazhe, në zbatim të një VKM-je të vitit të kaluar qe ua kalon atij kompetencat, ndërsa mjekët e Urgjencës bëjnë të ditur se në të gjithë plazhet e Durrësit funksionojnë vetëm tre ekipe shëndetësore, një në sektorin “Hekurudha”, një në Gjirin e Lalzit dhe një ekipi në lëvizje i shërbimit të urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit.