Vjen vala e të nxehtit, këto qytete të Shqipërisë do të “përvëlohen” në fundjavë

1024
0

Moti në fundjavë do të përfshihet nga temperatura të larta.  Temperaturat e ajrit pritet të kenë rritje gjatë ditës, duke bërë që maksimumi të ngjiten edhe në 37-38 gradë celsius. 

Në bregdet pritet që temperaturat të shkojnë nga 34 në 36 gradë celsius.

Sipas meteorologëve qarqet të cilat pritet të kenë edhe temperatura më të larta do të jenë qarku i Elbasanit dhe i Gjirokastrës, por po ashtu edhe Shkodra e Tirana.

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave kryesisht në mesditë përgjatë relieveve malore.

Në zonën e Alpeve dhe në lindje të vendit në orët e pasdites vranësirat do të pasohen nga shtrëngata lokale shiu.

Era nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek,

e cila ditën e diel kryesisht pasdite fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.