Pse Italia mbylli kufijtë per Shqipërinë? Gazetarja tregon arsyen

120
0

Hyrja nga Shqipëria në Itali lejohet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.

Gazetarja e Ora News nga Italia, Alba Kepi thotë se vendi ynë ka kaluar në listën “E” të Italisë, që do të thotë se shqiptarëve nuk u lejohet udhëtimi për turizëm në Itali.

Sipas gazetares një ndër arsyet të këtij vendimi për pos numrit të lartë të të infektuarve, është vaksinimi masiv i shqiptarëve me vaksinat që nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave, siç është vaksina kineze.

“Ka kaluar në listën e vendeve E  ( nuk lejohet të udhëtojnë për turizëm në Itali, udhëtohet vetëm për motive serioze, punë).

Shqipëria ka një nivel vaksinimi jo të mirë dhe shumica e qytetarëve janë të vaksinuar me vaksina që nuk njihen nga Agjencia Europina e Barnave”, u shpreh Alba Kepi në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora.