“Pse e qëlloi Berishën?”, avokati i Gert Shehut flet pas vendimit të gjykatës: Bëri deklarime të ndryshme..

65
0

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë arrest në burg për Gert Shehun, 31-vjeçarin që goditi me grusht Sali Berishën në protestën e thirrur nga opozita në datën 6 Dhjetor.

Avokati mbrojtës i tij kërkoi masë më të butë sigurie si arrest në shtëpi ose shtrim të detyruar në spital, por nuk u pranua nga Gjykata.

Në një pronocim për mediat, avokati mbrojtës i Shehut ka deklaruar se kanë paraqitur një kërkesë që të bëhet një akt-ekspertimi më i zgjeruar që të përcaktohet gjendja shëndetësore e 31-vjeçarit Shehu.

Në lidhje me pyetjen se a i ka treguar klienti i tij se cila mund të jetë arsyeja pse ka qëlluar Berishën, avokati ka thënë se Shehu ka bërë deklarime të ndryshme.

Avokati mbrojtës i Gerti Shehut: Sot kemi bërë një akt-ekspertimi të zgjeruar që do të thotë që të përfshihen dhe profesorë të psikiatrisë, të kësaj fushe në mënyrë që të përcaktojmë saktë shkallën ose në çfarë gjendje është personi dhe për të përcaktuar pastaj veprimin që është bërë.

Pyetje: A ju tregoi klienti juaj pse ka qëlluar Berishën?

Avokati mbrojtës i Gerti Shehut: Fragmente-fragmete bëri deklarime të ndryshme. Nuk pata komunikim pse u bë.

Gerti Shehut ndodhet në spital, ku dhe ju komunikua masa e sigurisë pasi u godit fizikisht nga militantët dhe truprojat pas dhunës që ushtroi ndaj kryedemokratit.