Pse çuditesh kur shqiptari ikën për hesap të vet nga sytë këmbët sepse nuk është më atdheu i tij..

480
0

Nga Artan Fuga

Merre malësorin ku e di unë nga malet e Gramozit, merre nga malet e Bërzeshtës, nga ato të Korabit, nga të Dhrimadhës, merre dhe fushorin nga Rroskoveci, nga Grabjani, nga ultësira e Golemit në Kavajë, nga të duash, vërvite në Tiranë. Pastaj pasi e ke vërvitur horizontalisht, futi edhe një vërvitje tjetër vertikalisht, dhe hypi të gjithë si majmuna, ne majmunat, në majë të kullave prej betoni, dhe plotësohet rrotullimi karusel.

Vervitje horizontale dhe vërvitje vertikale. E ke shkulur nga rrënjët, toka, kultura e vet, nga lulet, bari, pemët, natyra, ekonomia e vet, me një fjalë e ke imigruar brenda vetes së vet.

Në fillim një vërvitje emigratore horizontale, pastaj një emigrim vertikal, në ajër!!! Pse çuditesh kur më pas, si gur në ajër, shqiptari ikën për hesap të vet nga sytë këmbët sepse nuk është më atdheu i tij!

Vërvitur në ajër që as kontrollorët xhonturq në kullën e Rinasit nuk e dallojnë kur fluturon nga vërvitja në Londër, Milano, Hamburg a në dreq !!!!

Bëjmë sheshin e komunës gjys rurale gjys urbane, por aty nuk ka njerëz në shesh, bosh! Si skenë teatri pa aktorë! Më ngjalli trishtim boshlliku që shihja në ekran, si shesh sinagoge, si getto hebre e shekullit 17-të.

Urbanizimi alla soj na shkatërroi kombin!

Por kush të lë ta thuash, ta shpjegosh, ta kthesh në platformë elektorale që ta përqafojnë shqiptarët!

Jeni në Budapest ! Na thonë!