Provoje veten, testi i thjeshtë i njerëzve më të zgjuar në botë

7662
0

Ky test është i thjeshtë, por vetëm të mençurit mund ta zgjidhin.

Katër të burgosur janë të vendosur njëri pas tjetrit në disa shkallë. Ata janë të gjithë duke parë në të njëjtin drejtim.
Kliko per me shume info

Një mur ndan të burgosurin e katërt nga tre të tjerët. Për ta përmbledhur:

▪ I burgosuri 1 shikon të burgosurin 2 dhe 3
▪ I burgosuri 2 shikon të burgosurin 3
▪ I burgosuri 3 nuk shikon asnjë të burgosur tjetër
▪ I burgosuri 4 nuk shikon asnjë të burgosur tjetër

Të burgosurit kanë nga një kapele. Atyre u është thënë që janë dy kapele të zeza dhe dy kapele të bardha.

Të burgosurit nuk e dinë së çfarë ngjyre ka kapela e tyre. Urdhri është që ata të tregojnë ngjyrën që ka kapela e tyre sapo të jenë të sigurt për të.

▪ Ata nuk janë të lejuar të lëvizin apo të kthehen
▪ Ata nuk janë të lejuar të flasin me njëri-tjetrin
▪ Ata nuk janë të lejuar të heqin kapelat

Njëri nga të burgosur foli dhe e gjeti ngjyrën e kapelës së tij. Cili nga të burgosurit ishte ai që e gjeti dhe si?

I burgosuri që gjeti ngjyrën e kapelës është i burgosuri numër 2.

Ja si e gjeti:

▪ I burgosuri 3 dhe 4 nuk shikojnë asnjë nga kapelat e të burgosurve të tjerë.

▪ I burgosuri 1 shikon një kapele të bardhë dhe një kapele të zezë dhe di që kapela e tij do të ishte ose e zezë ose e bardhë.

▪ I burgosuri 2 shikon një kapele të zezë, por nëse edhe ai do të kishte një kapele të zeze do të ishte e kuptueshme që i burgosuri 1 do shikonte dy kapele të zeza dhe do të tregonte me siguri që kapela e tij do të ishte e bardhë.

Duke qenë se i burgosuri 1 nuk ka folur, i burgosuri 2 del në përfundimin se ai vetë është duke mbajtur një kapele të bardhë.