Propozimi i ri nga parlamenti europian. A do të ndryshojë ora të dielën?

668
0

Në fundjavën e fundit të marsit orët ndryshojnë në të gjithë Europën, siç ndodh dy herë në vit. Por, pas propozimit, Parlamenti Europian nuk ka marrë ende një vendim.

Në orën 02.00 të natës të Europës Qendrore, të dielën, koha do të shkojë përpara një orë deri në 03.00, në atë që quhet shpeshherë ora verore. Ajo do të përfundojë në të dielën e fundit të tetorit, ku nga 03.00, orët do të kthehen një orë mbrapa në orën 02.00, duke iu rikthyer kohës standarde.

Komisioni ka treguar se mosndryshimi i orës ka pak gjasa të ndodhë edhe pas kërkesës së Parlamentit Europian. Megjithatë, nuk është kundërshtuar si mundësi, shkruan euronews.

Komisionerja e Transportit, Violeta Bulc, i tha parlamentit se përfitimet nga dita më e gjatë duhej të merreshin parasysh. Ajo gjithashtu paralajmëroi se vendimi duhej të merrej në nivel evropian dhe të aplikoheshin në të gjithë BE-në në një “mënyrë që të kishte sinkronizim të unifikuar”.

“Ndryshimi kombëtar i pakoordinuar në kohë gjatë vitit do të krijonte probleme shumë të rëndësishme për funksionimin e mirë të tregut tonë të brendshëm, sidomos në sektorin e transportit”, tha ajo.

Pra edhe pse Parlamenti Europian, pak kohë më parë, hodhi propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, duket se do të vijojë e njëjta taktikë si çdo vit./b.l/noa.al/