Propozimi i Ramës për president të përbashkët, reagon Ambasada e SHBA

Pak ditë nga deklarata e Kryeministrit Rama për të pasur një president mbarëkombëtar, ka reaguar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Që në fillim, diplomacia amerikane ka shprehur zhgënjim ndaj kreut të qeverisë, duke e konsideruar deklaratën si të panevojshme.

“Ambasada e SHBA mbetet e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama, mbi Shqipërinë dhe Kosovën, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas ambasadës, “gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim, është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Sqipërisë me vendet fqinje”.

Ambasada u bën thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë, duke lënë mënjanë gjuhën ndarëse.

Për deklaratën e kreut të qeverisë ka reaguar edhe Brukseli, duke shprehur rezerva mbi këtë qëndrim. /k.k/noa.al/

- Advertisement -

Gazetari humb jetën ditën e sotme, vëllai i tij bën postimin prekës për të..

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka...

Ambasada amerikanë në Tiranë publikon njoftim të rëndësishëm për vizat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se, pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në SHBA, kontrolli i vazhdueshëm...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.