Propozimi i Gjermanisë/ BE mund të mbyllë kufijtë per Shqiperine deri më 31 gusht

520
0

Bundestasgu gjerman planifikon të zgjasë paralajmërimin e udhëtimit për më shumë se 160 vende jashtë Bashkimit Evropian deri më 31 gusht.

Kabineti pritet të miratojë zgjatjen e paralajmërimit të vendosur për të penguar përhapjen e koronavirusit ditën e sotme.

Sidoqoftë, paralajmërimi i udhëtimit për të ashtuquajturat vendet e treta jashtë shteteve të BE-së mund të hiqet më herët për disa vende që plotësojnë kritere të caktuara siç janë nivelet e ulëta të infeksionit, një sistem shëndetësor efikas, rregullat e higjenës dhe kapacitetet e larta të testimit.

Këto përfshijnë 26 vendet partnere të Gjermanisë në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar që largohet nga BE, si dhe katër vendet e zonës Shengen që nuk i nënshtrohen kontrolleve kufitare që nuk janë anëtare të BE-së: Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni.

Qeveria gjermane gjithashtu po mendon edhe idenë kundër lundrimeve për shkak të lehtësisë së përhapjes së virusit në anije në fillim të shpërthimit.