Propozimi i Bill Gates: Kjo është “mënyra e vetme për ti dhënë fund pandeminë”

2168
0

“Mënyra e vetme për të parandaluar Covid-19 nga një shtet, është që ta eliminosh në të gjitha shtetet”.

Ky ishte propozimi i Bill Gates në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Themeluesi i kompanise Microsoft tha se gjëja e vetme që duhet bërë është të prodhohet një vaksinë “e sigurt dhe efikase”, gjë të cilën ai parashikon se do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Mund të ketë edhe më shumë se një vaksinë. Me ante te vaksines bota më në fund do të ketë mundësinë që të çrrënjosë pandeminë dhe t’i kthehet jetës normale. Por, vaksina nuk mjafton. Duhen prodhuar miliona vaksina dhe të gjendet strategjia më e mirë për shpërndarjen e saj”, theksoi Gates.

Ai nënvizoi, gjithashtu, se vaksina duhet të jetë për të gjithë vendet.