Pronari hedh lopën e sëmurë në përrua, kasapi e merr dhe e shet për mish

Që pjesa më e madhe e ushqimeve që konsumojmë nuk janë të shëndetshme këtë e dimë, mirëpo para se t’i vëmë fajin shtetit për çdo pakujdesi në kontrollin e ushqimeve tona, duhet të bëhemi përgjegjës dhe të drejtojmë së pari gishtin nga vetja.

Kjo pasi në jo pak raste janë vetë kasapët e vendit tonë që u japin klientëve mish të kafshëve të ngordhura apo të kafshëve të sëmura.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në fshatin Busavatë të Komunës së Kamenicës.

Pronari i një lope të sëmurë e ka hedhur këtë të fundit në një përrua pasi ka ngordhur. Mirëpo kasapi i këtij fshati e ka marrë dhe e ka therur duke nxjerrë mishin e saj në shitje.

Gjatë ditës së martë, A. Maliqi nga fshati Busavatë kishte zbritur në stacionin policor në Kamenicë, për ta denoncuar bashkëfshatarin e tij. Maliqi ka deklaruar në polici se një kasap nga Kamenica e ka marrë mishin e lopës së ngordhur, të cilën ky e kishte hedhur në përrua, për ta nxjerrë në shitje mishin e saj.

E gjithë ngjarja ka filluar kur në shtëpinë e pronarit të lopës kishte shkuar një kasap nga Kamenica, A. Rashiti, duke shprehur interesim për blerjen e lopës. Pronari A. Maliqi nuk ia kishte shitur me arsyetimin se lopa është e sëmurë dhe nuk bën të përdoret për konsum mishi i saj, shkruan Express.

Lopa e A. Maliqit kishte ngordhur dy ditë pas ofertës së kasapit për ta blerë. Pronari me një traktor nga shtëpia e tij e kishte dërguar kafshën e ngordhur në një përrua.

Por, A. Maliqi u shokua kur pas dy ditësh në përroin e fshatit Busavatë i pa vetëm lëkurën dhe eshtrat e lopës. Ai thotë se lopën e ngordhur e ka marrë kasapi dhe mishin e saj e ka nxjerrë në shitje. Për këtë rast menjëherë pronari ka shkuar në stacionin policor dhe e ka paraqitur rastin.

Por edhe pse e ka denoncuar kasapin, as A. Maliqi s’ka shpëtuar lehtë pasi lopën e ka ngordhur e ka hedhur në ambient të hapur. Kjo ka bërë që edhe pronari edhe kasapi të arrestohen.

Për rastin është njoftuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë./joq/

- Advertisement -

Cudira shqiptare/ “Po dalin eshtrat në sipërfaqe”, qytetari bën zbulimin shokues..

Feti Egra, një qytetar në Tiranë thotë se në vendin ku ka varret e fisit të tij, rreth 20 vendpushime të atyre që kanë...

Ftohte apo ngrohte? Ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti pritet te permiresohet dhe temperaturat pritet te rriten gradualisht me 2-3 grade gjate diteve ne vijim. Mot i kthjellet...

Me tabela të kuqe në duar, Rudina Magjistari zbulon risinë në programin e saj

Emisioni “Rudina” pasditen kësaj të mërkure nisi ndryshe në ekranin e Televizionit Klan. Moderatorja, Rudina Magjistari ndryshe nga herët e tjera hyri në studio...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.