Pronar hotelesh në Londër, bossi shqiptar “ndez” Tiranën me “bishat e tij luksoze”

849
0

Mjetet e tij luksoze bien gjithnjë në sy jo vetëm në rrugët e Shkodrës por edhe kur është i pranishëm për të mbyllur marrëveshje biznesi në Tiranë.

Bëhet fjalë për Ylber Bajzanin, biznesmenin shkodran i cili është pronar i disa “bishave” me vlerë të lartë dhe i disa prej hoteleve dhe pub-eve më luksoze në Londër.

I ru shkodran është mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku reklamon jetesën e luksit, makinave të shtrenjta dhe jahtet që ka në pronësi.

Gjithnjë i gjendur në zonat VIP të vendeve më luksoze në Londër, Bajzani reklamon në Instastoryt që poston veshjet e shtrenjta dhe orat disa mijë paundëshe.

Boss-i shkodran zotëron disa automjete të firmave më të njohura si Lamborghini, Rolls Royce, BMW, Porsche etj.

Ai punon si real-estate agent në Londër, me shit-blerje vilash luksoze.

Shkodrani është parë shpesh në shoqërinë e disa personazheve publikë të njohur në fusha të ndryshme si këngëtari Sabri Fejzullahu.

Bajzani është parë edhe në shoqërinë e futbollistëve të njohur Alvaro Morata apo Eden Hazard, por edhe atyre shqiptarë, futbollistit të suksesshëm Shkodran Mustafi.