Prokuroria kërkon 25 vjet burg për të riun që lindi fëmijë me 13-vjeçaren: Më lironi burrin se nuk ka ndjerë erën e fëmijës!

1074
0

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 21-vjeçarit, i cili u arrestua disa muaj më parë për shkak se bashkëjetonte me një 13-vjeçare, më të cilën ka edhe një fëmijë. Prokuroria e akuzon Dritson Kurti për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Lidhur me vendimin e Prokurorisë ndaj të riut ka reaguar edhe gjyshja e 21-vjeçarit dhe e mitura, e cila është nënë e një vajze pesë muajshe. Vajza ka kërkuar lirimin e 21-vjeçarit dhe është shprehur se thotë se ka shkuar me dëshirën e saj nuse në shtëpinë e tij. Ajo bën thirrje ta lirojnë atë nga burgu me pretendimin se nuk ka kush kujdeset për të dhe fëmijën.

“Vetëm burri punonte, edhe ditën edhe natën. Ditën shkonte punonte në fusha e druve e natën punonte tek plehrat. Pse tani prokuroria ka dhënë 25 vite, për çfarë arsye? Mua më ka dhënë vetë prindërit me duart e veta, nuk me ka marre me dhunë. Unë dua të më lirojnë burrin se nuk ka kush më ushqen. Unë vetëm me nënën rri, ai është i pafajshëm e nuk më ka marrë me dhunë që t’i vendosnin 25 vite. Ai nuk ka bërë asgjë. Burri nuk e ka parë vajzën, as unë nuk kam shkuar dot ta takoj. Unë kam 5 muaj që se kam parë, më ka marrë malli, as çupën nuk e ka marrë dot në krah. Unë dua thjesht të ma lirojnë. Ca është kjo gjykatëse që i ka dhëne 25 vite. Ai nuk ka ndjerë erën e fëmijës se vet, vajza po rritet jetime pa baba. Dua të më lironi burrin , asgjë s’dua tjetër”, tha e mitura.

Gjyshja e 21-vjeçarit, Fidarie Kurti ka thënë se martesa mes tyre ka ndodhur me pëlqimin e prindërve të vajzës. Ajo gjithashtu ka kërkuar lirimin e tij nga burgu pasi sipas saj nuk ka kryer asnjë krim.

“Djalin e kemi martuar me marrëveshje me prindërit e gocës dhe kemi shkuar në Milot. U panë, e morëm e sollëm. Lindi nusja 13 vjeçare. Ne e kemi si traditë që martoheni shpejt dhe këtë e zuri plumbi gropave. Çfarë ka bërë djali? As ka vrarë, as ka therur asgjë s’ka bërë, bënë një foshnjë dhe djali as e ka parë gocën fare. Sa e lindi e pa edhe e morën e ikën. Duam një orë e më parë te lutem të zgjidhni këtë problemin e këtij djali që është jetim e pa nënë. E mbaj unë nusen me gjithë fëmijë. 25 vite burg kërkoi prokuroria por çfarë ka bërë djali? Ka vrarë, ka prerë? Tani po vriten e po theren edhe po i nxjerrin nga burgu. Ne jemi fukarenj, në kasolle po rrime. Ju lutemi, unë jam një pensioniste.”, ka thënë ajo.