Pritet nje vere e dyte. Ja cfare parashikojnë sinoptikanët për motin në vijim

1760
0

Temperaturat e ditëve të fundit kanë qenë mbi ato tipike për stinën e vjeshtës. Edhe pse jemi në mesin e tetorit, vlera maksimale vijon të shënojë 28 gradë!

Duket sikur po kalojmë një verë para ardhjes së dimrit, i cili thuhet se do të jetë tepër i ftohtë. (Sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndihet pas muajit dhjetor)

Sipas parashikimeve edhe kjo javë do të jetë e ngrohtë dhe nuk priten shtrëngata apo reshje shiu. Temperatura më e lartë pritet të kapë vlerën 29 gradë, ndërsa ajo minimale 13 gradë.

Megjithatë kjo verë e dytë nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë pasi prej të hënës më 21 tetor, territori i vendit tonë pritet të përfshihet nga reshjet e shiut dhe temperaturat do të pësojnë ulje graduale ditë, pas dite.

Megjithatë, temperaturat do mbeten të larta në krahasim me ato që karakterizojnë këtë stinë