Priten përmbytje. Ndrishimi i papritur i motit, ja tre qarqet qe preken

244
0

Shqipëria pritet të përfshihet nga reshje shiu duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme. Fillimisht nga reshjet do të përfshihet rajoni verior i vendit.

Me kalimin e orëve, reshjet do të përfshijnë edhe pjesën qendrore dhe perëndimore të Shqipërisë për ta kapur kulmin pasiten e nesërme, ku e gjitha zona jugore do të përfshihet nga reshje intensive.

Instituti, IGJEUM në një vlerësim të sajin paralajmëron dy ditë reshje në vendin tonë, duke përcaktuar edhe zonat më të rrezikuara ndaj përmbytjejve.

Parashikimi

Gjatë fundit të ditës së sotme (e martë dt.15) dhe gjatë ditës së nesërme (e mërkurë dt.16) do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, sidomos në këto qarqe, mund të shfaqen probleme të përkohshme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 16 shkurt 2022, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Per shkak të rënies së intensitetit të reshjeve, gjatë ditës së enjte, dt.17, pritet të ketë një përmirësim të situatës.

RESHJET

Nesër (e mërkurë dt.16) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 12 °C në vendet e ulëta: 8 / 11 °C në vendet malore: 4 / 7 °C ERA Nesër (e mërkurë dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por në bregdet deri e fortë.