Prindërit e studentes nga Fieri mbërrijnë në Tiranë: Ai do ta paguajë për vrajsen e vajzës tonë

669
0

Një krim pasioni tronditi jo vetëm Tiranën ditën e sotme. Një djalë vrau me armë zjarri vajzën që dashuronte, pasi kjo e fundit e kishte refuzuar.

Ariela Murati, studentja ekselente e juridikut humbi jetën tragjikisht në mes të rrugës, shumë afër qëndrës spitalore “Nënë Tereza”. Ajo u vra nga 23-vjeçari, student i infermierisë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi qëlloi me plumb edhe ndaj vetes.

Ndërsa prinderit e Arielës, të cilët jetonin në një fshat të Fierit, mësohet se janë nisur menjëherë drejt Tiranës.

Në ambientet e morgut ku kanë shkuar për të parë trupin e vajzës së tyre të pajetë, ata mësohet se janë shprehur ndaj djalit që ka kryer krimin se do ta paguajë atë që ka bërë.

Mësohet se prindërit e vajzës së vrarë nuk kishin shumë kohë që kishin komunikuar me Aldison Belulajn, i cili i kishte shkuar në shtëpi atyre për t`i kërkuar dorën e vajzës.

Por, prindërit i kishin thënë të hiqte dorë pasi vajza ishte e bindur për refuzimin që bënte.

Prindërit e studentes 21-vjeçare Ariela Murati u nisën drejt Tiranës menjëherë sa morën lajmin tragjik për vrasjen e vajzës së tyre. Ata kanë mbërritur në ambientet e morgut, ku ndodhet trupi i pajetë i Arielës. Raportohet se aty janë shprehur se “ai që e ka kryer vrasjen do ta paguajë”. Aldison Belulaj është 23-vjeçari që qëlloi për vdekje vajzën, që i kishte kërkuar dorën në shtëpi, por ishte refuzuar prej saj. Belulaj plagosi rëndë me një plumb në kokë veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.