Pas fundjavës me shi dhe borë, moti merr tjetër kthesë

554
0

Moti duket se do vazhdojë të na surprizojë. Pas shirave që na pushtuan këtë fundjavë, nga e hëna pritet të hapë koha, por do të jetë shumë ftohtë, pasi temperaturat do zbresin nën zero.

Moti i kthjellët me vranësira kalimtare dominon të gjithë Shqipërinë përjashtuar kufirin Lindor që vijon me reshje të izoluara dëbore gjatë orëve të para të ditës.

Mesdita dhe në vijim karakterizohet kryesisht nga kthjellimet duke përjashtuar Veriun dhe zonat Lindore ku shpeshherë shfaqen vranësira lokale.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish do të ulen me 3-4°C në të dy ekstremumet ditore duke bërë që në pjesën më të madhe të vendit mëngjesi të zbresë nën zero gradë.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 47 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.