1.5 C
Tirana

Prindër torturojnë fëmijët me qese plastike në kokë dhe ujë.“Nuk po abuzojmë, po i mësojmë disiplinë”

Date:

Share:

Disa video të publikuara në Snapchat kanë shkaktuar reagim të ashpër në internet. Në do shfaqen dy prindër të cilët torturojnë fëmijët e tyre me qese plastike në kokë dhe ujë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”, nuk është e qartë sesa herë janë parë videot në rrjetin social, që është kryesisht popullor tek adoleshentët.

Vetë portali britanik shkruan se e ka parë videon, por vendosi që të mos e publikojë për shkak se pamjet janë shumë të rënda.

Babai i adoleshentit mund të dëgjohet duke thënë se po përpiqet që ta disiplinojë atë. “Nuk po abuzojmë me ta, po i mësojmë disiplinë”, thotë ai.

Në një tjetër video tregohet çifti që i hedh ujë në kokë fëmijës, duke e torturuar ndërsa pamjet shoqërohen me fjalinë “sonte me siguri do të vdesë”.

Çifti, sipas The Sun, në video shfaqet me fytyrën e mbuluar.

Në një tjetër moment burri thotë se “nëse dua ta godas fëmijën tim do ta bëj sa të kem qejf, nëse i duhet disiplinë do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë”.

Policia në Melbourne të Australisë ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe mësohet se ka arritur që ta lokalizojë adresën e videove në një zonë të qytetit të Preston. Hetimet për rastin vijojnë./tvklan.al

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.