Jetonte në Kanada. Vdes djali i vetem i Tinka Kurtit si pasoje e një

989
0

Zef Kurti, djali i aktores së madhe Tinka Kurti u nda nga jeta para kohe si pasojë e një ataku kardiak. Ai la pas dy djemtë, bashkëshorten dhe nënë e tij, Tinka Kurtin, që siç shprehet ish deputeti i LSI-së Ralf Gjoni, “E kishte gjithmonë merak”.

Varrimi do të bëhet këtë javë në London, Ontario, Kanada.

“R.I.P. ZEF KURTI. U hidhërova pafundësisht për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut tim të mirë Zef Kurti, i cili vdiq mbrëmë në moshën 64 vjeçare pas një infarkti. Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes e dy djemve të tij Paul & Glen, dhe Zoti i dhëntë forcë familjarëve e veçanërisht nënës së tij të shtrenjtë Tinka Kurti, të cilën ai e kishte gjithnjë merak. Për të gjithë miqtë e Zefit, varrimi bëhet këtë javë në London, Ontario, Kanada. Të qoftë dheu i lehtë Zef i dashur. Do na mungojë e qeshura, mirësia e fisnikëria që të shoqëronin kudo nga shkoje…”, shkruan Ralf Gjoni.