Prindër, nëse nuk doni që fëmijët tuaj të jenë të paedukatë, atëherë duhet të ndaloni së bëri këto 5 gabime

595
0

Më poshtë janë të renditura pesë nga gabimet që prindërit bëjnë:

# 1 Keni frikë nga fëmijët tuaj

Shembull: Nëse një fëmijë dëshiron të pijë qumësht nga një filxhan tjetër, dhe jo tek ai filxhan që e pi zakonisht, prindërit menjëherë fillojnë të kërkojnë një filxhan tjetër në vend që të mos e marrin parasysh kërkesën. Ata kanë frikë se fëmija i tyre do të qajë ose do të refuzojë të hajë.

Emma e konsideron këtë një gabim të madh. Fëmija juaj nuk duhet t’ju urdhërojë. Duhet t’i lini të qajnë nëse duan dhe të shkojnë diku tjetër nëse nuk duan ta dëgjojnë, por kurrë nuk duhet ti gëzoni fëmijët tuaj duke i plotësuar çdo lloj dëshire që ata kanë. Ju duhet të mendoni për atë mesazh që po i jepni kur u jepni atyre gjithçka që duan vetëm për shkak se po qajnë.

# 2 Nxjerrja e justifikimeve (“Kshu jane femijet”)

Një nga 5 gabimet është dhe kjo. Nëse justifikoni sjelljet e këqija dhe shpërthimet tuaja në publik duke përdorur këtë frazë, jeni duke i motivuar fëmijët tuaj të vazhdojnë të keqsillen dhe të jenë të papërgjegjshëm.

Fëmijët janë në gjendje të bëjnë shumë më tepër sesa mund të presin prindërit e tyre. Kjo vlen për respektin, sjelljen, punët e përditshme shtëpiake, bujarinë dhe vetëkontrollin.

Emma pohon që ju duhet të rritni shpresat që keni për fëmijët tuaj, në këtë mënyrë ju do t’u mësoni se si të sillen siç duhet.

# 3 Nuk i lejoni të tjerët t’u bërtasin fëmijëve

Më përpara, mësuesit dhe profesorët mund t’i qortonin fëmijët kur ata silleshin në mënyrë të pahijshme.

Ata ishin sytë dhe veshët kur fëmijët ishin jashtë syve tanë. Në ditët e sotme kjo është pothuajse e pamundur, sepse nëse një mësues ose një punonjës i jep një të bërtitur të vogël ose i qorton për një gabim që kanë bërë, prindërit priren të acarohen dhe nuk e pranojnë kurrësesi këtë. Ata as nuk përpiqen të gjejnë se çfarë ndodhi që u shkaktua ky lloj reagimi nga mësuesi ose kujdestari. Nëse veproni kështu, ju po i tregoni fëmijëve tuaj diçka të keqe, se as ju, as mësuesi, as kujdestari nuk do bëj asgjë për t’i ndaluar ata nga gabimet që bëjnë.

# 4 Fëmijët vijnë të parët

Prindërit kanë tendencë të kujdesen shumë për fëmijët e tyre. Është diçka e mirë për evolucionin, por gjithashtu duhet t’u krijojmë një orar të përshtatshëm për nevojat e tyre, siç janë ushqimi, veshja, ose çfarëdolloj gjëje tjetër.

Prindërit sot po e marrin atë në një nivel tjetër, duke u nënshtruar detyrimeve të tyre dhe shëndetit psikologjik të fëmijëve, për të përmbushur të gjitha nevojat dhe kërkesat e tyre. Ju nuk mund t’u jepni atyre gjithçka që duan, kur të duan. Ju nuk mund të dilni jashtë për të gjitha ato që kërkojnë. Kjo do të prish paqen tuaj dhe do ju tregojë fëmijëve se ata janë në kontroll të gjithëshkaje.

Asgjë nuk do të ndodhë me fëmijën tuaj vetëm sepse ju keni marrë pak kohë për veten tuaj , as nuk do të ndodhë asgje e keqe nëse thoni “Jo”.

# 5 Mos u jepni fëmijëve tuaj paisjet elektronike

Prindërit sot shpesh përdorin një sërë paisjesh elektronike për ti mbajtur fëmijët të qetë. Ata u japin telefonin ose tabletin sa herë që presin lajmërimin e mjekut, hipin në një avion, presin një autobus ose thjesht gatuajnë dhe pastrojnë në shtëpitë e tyre. Ju duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj se si të jenë të duruar, dhe se duhet të mësojnë se si ta zbavisin veten. Ata gjithashtu duhet të mësojnë se ushqimi nuk do të jetë gati dhe nuk do të shërbehet sa herë që ata duan. Mbi të gjitha, ju duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj se duhet të ndihmojnë në kuzhinë, por jo duke gatuar, por duke bërë punë të vogla si për shembull duke vendosur pjatat më tavolinë.Kjo do t’i ndihmojë ata të bëhen më të fortë.

Mundohuni të mos bëni këto gabime dhe do jeni prind më i mirë për fëmijët tuaj!Shije.al