E mitura shkon në shtëpinë e gjyshërve në Lushnje, pak orë pasi piu ujë i ndodh gjëma

521
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Lushnje, ku një vajzë e mitur e moshës 3 vjecare ka humbur jetln në spital, pasi kishte pirë ujë në shishe me insekticide.

Ajo ka qenë në banesën e gjyshërve por ata nuk e kishin kuptuar se e mitura pa dashje ka bërë veprimin që rezultoi fatal për jetën e saj.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, e gjithë përpjekja ishte e kotë pasi e mitura me inicialet H.K ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tre Urat e sipas policisë, është aksidentale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.