Prilli si Qershori, sinoptikania: Ja ditët më të ngrohta të javës

Muaji Prill ka nisur me temperatura të larta dhe me mot të kthjellët dhe duket se kështu do të vazhdojë edhe përgjatë gjithë javës që kemi përpara. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se temperaturat gjatë mesjavës do të shënojnë dhe 31 gradë Celsius, mot tipik Qershori.

Lajda Porja: Na pret një tjetër javë fantastike, do të jetë një javë e qëndrueshme pa reshje. Parashikohet të kemi diell, sidomos paraditet, vranësira të lehta dhe kalimtare. Dita e sotme do të jetë kryesisht me mot të kthjellët, pjesa e dytë e ditës sjell vranësira të lehta dhe kalimtare. Temperaturat maksimale sot janë rreth vlerës 28 gradë Celsius. Nëse nuk do të kishim freskët minimalet, pra mëngjeset, do të mendonim se jemi në Qershor me këto temperatura.

Nesër do të kemi rritje të temperaturave dhe parashikohet që mesjava, e mërkura dhe e enjtja të shënojë 31 gradë. Janë temperatura tipike të Qershorit, ku mesdita është mjaft e nxehtë, ndërkohë që vlerat minimale mbeten konstante përgjatë kësaj jave, nuk është se presim shumë ndryshim në orët e para të mëngjesit. Presim që deri në fundjavë, moti të jetë i qëndrueshëm e sidomos paraditet të jenë me diell. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta dhe kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore.

Mirëpo, tabloja e kushteve atmosferike duket se në pjesën e dytë të Prillit nuk do të jetë e njëjtë me pjesën e parë të muajit.

Lajda Porja: Parashikohet që pjesa e parë e muajit Prill të jetë me mot të qëndrueshëm, moti do të jetë i kthjellët. Ka disa sinjale që në pjesën e dytë të Prillit të kemi ndryshime. Mund të them që temperaturat janë shumë të larta, në disa zona në 6 apo 7 gradë më të larta nga se duhet të jenë përsa i përket vlerave normale që i përkasin Prillit.

- Advertisement -

“Gara e pabarabartë”, shpërthen Braçe: Gati për betejë, po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”!

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për herë të parë pasi u vendos në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës. Në një reagim...

Ndryshon sërish Moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, temperaturat pritet te bien ditën e sotme dhe nesër. Ditën e martë priten reshje shiu deri oret e mesdites. Ditën e...

E trishtë/ Shuhet në moshën 43-vjeçare aktorja e njohur

Aktorja Emilie Decen ndërroi jetë dje, të dielën, në moshën 43-vjeçare, në spitalin Gustave Roussy, në periferi të Parisit, për shkak të komplikimeve nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.