Prifti revoltohet me Ramën: T’marroftë Zoti, për 30 vite nuk legalizove pronën, për 30 ditë legalizon kanabisin

106
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të legalizojë përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Kjo ka sjellë reagime të shumta, mes të cilëve edhe ai i famullitarit të Shkodrës, Dom Vlash Palaj, që nuk përmbahet në gjuhën që përdor.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, famullitari Palaj shkruan:

“Edhe kyt kishim mangut…!

Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë. Dallim i vogel…!

Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronen, për 30 ditë legalizon kanabisin!?

Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar.

Dhe çka asht ma e keqja, prap fajin e ka populli.

Në fakt populli e ka fajin…!

Jo më kotë Konica thoshte: “ Shqiptari asht por sdin me thanë jam!”

Deri kur…”