Doni të studioni në Amerike? Ambasada amerikane ben njoftimin e rëndësishëm

674
0

Qytetaret shqiptarë, pavarësisht nëse kanë apo jo një diplomë, mund të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programeve Fulbright dhe Humphrey, për të cilat janë hapur regjistrimet.

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, njofton se zyra për Marrëdhëniet me Publikun ka nisur seancat informuese për vitin akademik 2023-24, duke përfshirë seancën e parë informuese në Këndin Amerikan në Tiranë, ku u prezantuan detaje mbi programet Fulbright për Studentë të Huaj, Fulbright për Studiues dhe Hubert H. Humphrey.

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në një seancë virtuale, mund të regjistrohen në linkun: https://bit.ly/3LQGuBj. Seanca e ardhshme virtuale do të mbahet të martën, më 12 prill.

🇦🇱 | Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada Amerikane ofron për shqiptarët mundësi akademike (me dhe pa diplomë) përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra jonë për Marrëdhëniet me Publikun nisi së fundmi seancat informuese për vitin akademik 2023-24, duke përfshirë seancën e parë informuese në Këndin Amerikan në Tiranë, ku u prezantuan detaje mbi programet Fulbright për Studentë të Huaj, Fulbright për Studiues dhe Hubert H. Humphrey. Seanca informuese të tjera do të ofrohen online dhe personalisht, prandaj sigurohuni që të regjistroheni që sot! Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në një seancë virtuale, mund të regjistrohen këtu: https://bit.ly/3LQGuBjSeanca jonë e ardhshme virtuale do të mbahet të martën, më 12 prill. Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive të jashtëzakonshme për të studiuar në Shtetet e Bashkuara!