Presidenti ukrainas Zelenski akuzon liderët perëndimorë: Sot është apeli i fundit

151
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një video të publikuar në rrjetet sociale përsërit lutjen e tij drejtuar udhëheqësve botërorë.

“Ne ju kërkojmë çdo ditë një zonë ndalim fluturimi, nëse nuk na e jepni, të paktën na jepni aeroplanë për të na mbrojtur. Nëse nuk na i jepni as këto, ka vetëm një zgjidhje: edhe ju dëshironi që të na vrasin ngadalë. Kjo do të jetë edhe përgjegjësi e politikës botërore, e liderëve perëndimorë. Sot dhe përgjithmonë”, është apeli i fundit i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky drejtuar liderëve perëndimorë përmes një videoje.