Presidenti Meta në Lezhë për 574 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

Artistë të folklorit ishin mikëpritësit e parë të të ftuarve në Lezhë për 574-vjetorin e Besëlidhjes së princave shqiptar. Pavarësisht motit të keq në qytetin që Heroi Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu themeloi shtetin e Arbërit, ndjehej atmosfera e festes. Në aktivitetet e organizuara me këtë rast nga Bashkia e Lezhës, ku ishin të ftuar edhe përfaqësues të Kosovës, Luginës së Preshevës, miq të Lezhës e përfaqësues të politikës ka qenë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, ndërsa qeveria është përfaqësuar me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Ceremonia në nderim të kësaj ngjarjeje të rëndësishme është hapur nga kreu i Bashkise Lezhe, Fran Frrokaj, i cili tha se mesazhet e përcjella nga kjo ngjarje janë frymëzuese edhe sot. Simbolika e 2 Marsit, bashkimi në shërbim të vendit, është përdorur edhe nga Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, zv/ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Deda dhe Arben Ristani, përfaqsuesi i opozitës shqiptare. Për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, amaneti i Heroit tonë Kombëtar duhet të çuar edhe më tej dhe se në këtë vit të Skënderbeut, ne duhet të tregojmë se mund t’i qëndrojmë këtij mesazhi. Aktivitetet e organizuara me këtë rast nga Bashkia e Lezhës janë zhvendosur me një koncert solemn në Pallatin e Kulturës, ndërsa është lexuar edhe përshendetja e Kryeministrit për këtë ditë përkujtimore për Lezhën, përshendetje që është lexuar nga Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla.

/abcnews.al

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.