Lezhë, rradhë të gjata për të paguar ujin, ankohen qytetarët

586
0

Reforma në sektorin e ujit të pijshëm ka bërë që dhjetëra qytetarë në Lezhë të dynden drejt sporteleve për të paguar faturat mujore apo edhe ato të prapambetura.
Por pavarësisht këtij ndërgjegjësimi qytetar, zyrat e shtetit shqiptar sërish lënë për të dëshiruar, pasi mungesa e sporteleve ka bërë që abonentët të rrinë me orë të tëra në pritje, duke krijuar radhë të gjata.

Qytetarët shprehen se kjo gjë është e pafalshme dhe akuzojnë qeverinë për reforma drastike.qytetarët pohojnë se: Është e pamundur të qëndrojnë në radhë për orë të tëra, në kushte skandaloze.
Lagështira dhe tempreaturat e ulëta në këto ditë dimri, janë panorama nëpër këto zyra ku qytetarët bëjnë thirrje të merren masa.

Në Lezhë, ka edhe një numër të lartë biznesesh që janë debitorë ndaj Ujësjellës Kanalizime. Pas fazës së vetëndërgjegjësimit, pritet të nisë edhe një aksion për goditjen e paligjshmërisë në furnizmin me ujë të pijshëm.

a.m/Shqiptarja.com