Presidenti Meta habit ndjekesit, shfaqet ne mes te debores duke recituar: ‘Lumja ti moj..

149
0

Presidenti Ilir Meta njihet si admirues i natyrës.

Nuk mungojnë postimet e shumta në rrjetet sociale. Veç fotove ai fut edhe vargje e këngë.

Dje nga Shkodra, Presidenti i vendit, Ilir Meta, përshëndeti ndjekësit e tij me këngën “O shpirt sa të du”.

Ndërsa sot ai u shfaq në Korçë, ku nën flokët e dëborës recitoi disa vargje të Naim Frashërit.

Këtë poezi që poeti ia kushtoi hapjes së mësonjëtores shqipe në Korçë.

“Lumja ti moj Korç’ o lule! Q’i le pas shoqet e tua Si trimi në ball u sule, Ta paçim për jetë hua”, reciton Meta. Ndërkohë që në FB e shqëron videon me mbishkrimin: “Bardhësi dhe mbarësi përherë për Korçën, të parën lule!”.