Presidenti Ilir Meta ka bere nje reagim te papritur ku shfaqet teper i shqetësuar per gjendjen ekonomike të krijuar ne vend nga pandemia e koronavirusit ne vend, e cila ka bërë që të mbyllen mijëra qepena të biznesit të vogël në mbarë vendin. Kreu i shtetit i bën thirrje Qeverisë qe të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase.
Sipas Metës, duhet shmangur humbja e mijëra vendeve pune, kat astrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë
Reagimi i Presidentit Meta:
Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë koronavirus
Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.