‘Deklaro që humbi jeten nga Koronavirusi se paguhesh..’, mesazhin dyshues per Pëllumb Piperon..

237
0

Mjeku i QSUT, Pëllumb Pipero, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Abc News”. Gazetari Endri Xhafo i lexoi në studio mesazhin dyshues të një qytetareje rreth Koronavirusit.

“Ka dy ditë që vdiq një fshatari im dhe e di si i thanë djalit të të ndjerit kur e nxorrën kufomën nga spitali? Thuaj që vdiq nga Koronavirusi se do paguhesh nëse deklaron kështu”, ishte mesazhi i qytetares.

Pipero tha se diçka e tillë nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku që e ka ndjekur. “Nuk mund të ndodhë pavarësisht se çfarë thonë. Pa një letër konfirmuese nga mjeku që është Covid nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet ta besojmë”, u shpreh mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.