Presidenti Ilir Meta del u jep URDHRIN e prerë gjithë Deputetëve

289
0

Reagimi i plotë nga presidenti Ilir Meta:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, i nxis të gjithë aktorët institucionalë të ndërmarrin nisma konkrete ligjore, që garantojnë për çdo fëmijë shqiptar të drejtën e jetës, si e drejtë e patjetërsueshme, mbrojtjen e shëndetit dhe nga çdo forme abuzimi, edukim dhe arsim cilësor, si dhe një fëmijëri të lumtur dhe të sigurt, për të jetuar të lirë në një shoqëri në paqe, ku mbizotërojnë vlerat më të larta njerëzore dhe kombëtare.

Inkurajoj Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe çdo deputet, për të miratuar nismat e duhura, në veçanti për mbrojtjen dhe parandalimin e a.buzimeve dhe k.rimeve ndaj fëmijëve, duke parashikuar ndëshkimin më të ashpër ligjor.

U bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të zbatojnë me rigorozitet kuadrin ligjor ne fuqi, duke mundësuar zbatimin e programeve konkrete për garantimin e mirëqenies dhe të një mjedisi të sigurt për çdo fëmijë.

Është detyra e të gjithëve t’i mbrojmë, që të rriten të shëndetshëm, të sigurt dhe të mirëedukuar.

Një fëmijëri e lumtur, është bazë për një shoqëri të shëndoshë dhe plotësisht europiane në të ardhmen!