Skip to content

Presidenti Begaj në Instagram: Çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë?

    Presidenti i ri, Bajram Begaj iu është bashkuar rrjeteve sociale tashmë edhe në Instagram.

    Deri më tani presidenti i ri numëron mbi 200 ndjekës në Instagram, ndërsa profili i tij është hapur para 20 orëve.

    Në postimin e tij të fundit Begaj ka publikuar një foto, krahas së cilës pyet qytetarët se çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë.

    Faqja thuhet se menaxhohet nga familjarë por ende kreu i ri i shtetit nuk ka verifikuar zyrtarisht adresat e tij të sakta në rrjetet sociale.