94-vjeçari i kërkon gruas divorcin: “Jam dashuruar me një tjetër”

28
0

“Unë jam i dashuruar me një grua tjetër”. Një ish-punonjës 94-vjeçar i bankës së Arezzo-s kërkoi – dhe mori – një divorc nga gruaja e tij pasi ra në dashuri me grua tjetër tetëdhjetë vjeçare. Zotërisë së moshuar nuk i mjaftoi bashkëjetesa: tani të dy do të martohen.

Historia u bë publike vitin e kaluar, kur pensionisti bëri kërkesën për divorc me qëllimin për të rindërtuar jetën me partneren e tij të re. Tani, pasi martesa është shpërbërë zyrtarisht pas një pritjeje të gjatë, më në fund lulet e portokallit janë afër.

Në qershor, më në fund mbërriti vendimi i divorcit për 94-vjeçarin dhe gruan e tij 87-vjeçare, siç u konfirmua nga gjykata në Arezzo, duke i dhënë fund një historie që zgjati mbi dy vjet. Gjithçka nisi para pandemisë, kur pensionisti hyri në një lidhje jashtëmartesore me një grua praktikisht në të njëjtën moshë me gruan e tij.

Të vendosur për të ndjekur pasionin, të dy shkuan për të jetuar së bashku dhe burri, 93 vjeç në atë kohë, kërkoi ndarjen. Çështja përfundoi në gjykatë, pasi nuk ishte konsensuale nga të dyja palët: gruaja në fillim e kundërshtoi dhe fëmijët ishin përpjekur në çdo mënyrë ta bënin babain të ndryshonte mendje. Në fund u gjet një marrëveshje:

ish-bashkëshortja e mbajti shtëpinë dhe merr një kompensim mujor. Në shkurt 2021, çifti u nda zyrtarisht dhe, pas gjashtë muajve të pritje, ish-bashkëshorti bëri kërkesë për divorc.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.