17.5 C
Tirana

President i Parlamentit Italian 10 ditë si turist i thjeshtë në Shqipëri! Në radhë në Portin e Durrësit si qytetar i zakonshëm

Date:

Share:

Ky zotëri, që shihni në këmbë në portin e Durrësit, afër një autoveture të vogël, në pritje për t’u nisur për në Bari me tragetin “Adria”, është Roberto Fico, president i Parlamentit italian, posti i tretë më i rëndësishëm institucional i vendit fqinj. Roberto Fico mbërriti në Shqipëri 10 ditë më parë për të kaluar këtu një periudhë pushimesh me bashkëshorten dhe një mikeshë të familjes. Asnjë media nuk është informuar, asnjë gazetar nuk e ka ndjekur. Fico, përfaqësues i Lëvizjes 5 yjet (5 Stelle), mbërriti në Shqipëri pa eskortë dhe pa eskortë u kthye në Itali.

Asnjë protokoll, asnjë kërkesë për asistencë konsullore. Sot Roberto Fico qëndroi 2 orë në pritje në radhë në portin e Durrësit bashkë me qindra turistë të tjerë dhe vetëm pak vetë e njohën, përfshi dhe një lexues të Shqiptarja.com që bëri këtë foto.

Me 25 shtator të këtij viti në Itali, do të votohet për të zgjedhur parlamentin e ri dhe me siguri Roberto Fico do të lerë detyrën e tij si President i Parlamentit. Por modestia dhe thjeshtësia që tregon në këtë udhëtim shqiptar, do të duhej të shërbente si shembull jo vetëm për shumë politikanë (apo analistet) shqiptarë, por edhe për pushtetarët italianë që do të marrin vendin e tij./shqiptarja/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.