Kryeministri i Luksemburgut vjen per vizitë në Tiranë, shkoni cfare pritje i ben Rama

141
0

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel, ka mbërritur paraditen e kësaj të premteje në Tiranë dhe është pritur me ceremoni zyrtare shtetërore në Kryeministri. Edi Rama ka dalë në Bulevard për homologun e tij me të cilin pati një përshëndetje tepër të ngrohtë.

Pasi kanë dëgjuar himnin zyrtar, dy kryeministrat janë takuar me kabinetin qeveritar shqiptar dhe janë futur në ambientet e brendshme të selisë së qeverisë. Më vonë, pritet që të Bettel dhe Rama të mbajnë një konferencë për mediat.