Premtonte punë në Gjermani, zhduket 34-vjeçari që mashtroi shqiptarët

636
0

Emisioni “Uniko” në Klan Plus, ka trajtuar një rast mashtrimi, që në pamje të parë të duket i zakonshëm dhe në vlera të vogla monetare të humbura.

Por në të vërtetë nisur nga numri i lartë i personave të mashtruar, është një rast shqetësues që ka ndodhur në mes të Tiranës. Historia nis në fund të vitit 2017, kur një 34-vjeçar me shtetësi gjermane mbërrin në Tiranë.

Brenda pak ditësh, ai ngre një strukturë të mirëfilltë dhe del në treg me ofertën entuziaste për këdo që e lexonte apo e dëgjonte: “Kontrata të sigurta punësimi në Gjermani”.

Labinot Citaku i lindur në Mitrovicë dhe me shtetësi gjermane, erdhi i vetëm në Rinas në Shtatorin e vitit 2017.

Ai u vendos në Tiranë në një shtëpi me qira, me ide të qarta dhe një plan konkret se si të bënte para pa lodhje dhe shumë lehtësisht.

Labinoti ngriti një skemë mashtruese nëpërmjet një agjencie punësimi që u premtonte qytetarëve kontrata punësimi të garantuara për në Gjermani.

Për ta bërë të besueshme të gjithë skemën e mashtrimit, ai fillimisht gjeti një zyrë me qira në një qendër tregëtare në rrugën e Kavajës në Tiranë për t’u spostuar pas disa muajsh në rrugën ‘Misto Mame’ në një ambient tjetër.

Ai iu drejtua Qendrës Kombëtare të Bizneseve dhe me një pagesë prej 1000 lekësh të vjetra, ai themeloi në datën 18 Dhjetor 2017 kompaninë ‘Çitaku Group’ me aktivitet agjenci punësimi.

Shikoni videon per me teper