Prej 20 vitesh në karrige me rrota, takon për herë të parë të birin dhe përlot gjithë sallën

513
0

“Jeta të vë përballë sfidave dhe ti duhet të dish ti përballosh ato. Lum ato që gjejnë forcë”.

Dhe një prej tyre është Sokoli, i cili ishte i ftuar në pjesën e dytë të e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”.

Sokoli rrëfeu historinë e tij. “Unë kam pësuar një aksident automobilisitk në vitin ’97. Duke ikur për në punë një mëngjes. Isha 25 vjeç dhe ndodhi që aksidenti përfundimisht më hodhi në karrige me rrota. Kam ndenjur 1 vit në spital”.

Arditi: Kur e kuptove?

Sokoli: Kam ndenjur një vit në siptal. Isha në Greqi atëherë.

Arditi: Kur ndodhi aksidenti të kujtohet ai moment?

Sokoli: Jo nuk e mbaj mend…

Arditi: Po momenti i parë kur kuptove që ishe i paralizuar?

Sokoli: Ka qenë shumë e vështirë për tu pranuar.

Arditi: E ndjeve, apo ta thanë mjekët?

Sokoli: Ma thanë…

Arditi: Si ta thanë?

Sokoli: Doktori kishte thënë, por unë fillimisht e mora nga njerëzit e tjerë. Njeriu nuk e beson, por unë u kapa pas jetës. Thashë shyqyr që jam gjallë dhe do mundohem të bëj më të mirë. Sepse aty ka jetë ka shpresë”.

Arditi: Ti ishte beqar?

Sokoli: Kisha një lidhje dhe prisnim një fëmijë,ish- gruaja ishte 5 muajsh shtatzënë.

Arditi: Ti prisje të bëheshe baba? Pse thua ish gruaja ime?

Sokoli: Sepse më vonë u ndamë.

Arditi: Ndikoi aksidenti në ndarje?

Sokoli: Po, patjetër, sepse njeriu në fillim përballet me dikë që ky nuk do eci më dhe do ketë probleme. Ndodhi që u ndamë.

Arditi: Kush të shërbeu në atë kohë?

Sokoli: Ka qenë nëna dhe babai.

Arditi: Po djali?

Sokoli: Doktori kishte thënë, por unë fillimisht e mora nga njerëzit e tjerë. Njeriu nuk e beson, por unë u kapa pas jetës. Thashë shyqyr që jam gjallë dhe do mundohem të bëj më të mirë. Sepse aty ka jetë ka shpresë”.

Arditi: Ti ishte beqar?

Sokoli: Kisha një lidhje dhe prisnim një fëmijë,ish- gruaja ishte 5 muajsh shtatzënë.

Arditi: Ti prisje të bëheshe baba? Pse thua ish gruaja ime?

Sokoli: Sepse më vonë u ndamë.

Arditi: Ndikoi aksidenti në ndarje?

Sokoli: Po, patjetër, sepse njeriu në fillim përballet me dikë që ky nuk do eci më dhe do ketë probleme. Ndodhi që u ndamë.

Arditi: Kush të shërbeu në atë kohë?

Sokoli: Ka qenë nëna dhe babai.

Arditi: Po djali?

Sokoli: Djali është 20 vjeç sot, por nuk arritur të jetoj dhe një javë me atë, sepse ndodhën gjërat ashtu. Kur e mora vetën unë që u bëra më mirë, pas 3-4 vitesh nuk u bë mbarë që unë të jem pas tij.

Arditi: E ke takuar djalin?

Sokoli: Dy, tre herë gjithsej. Kam folur disa herë dhe nuk më është thënë mundësia.

Por, Sokoli u kthyer në Shqipëri dhe krijo një organizatë.

Sokoli: U ktheva në vitin ’99. Atëherë banoja në Fier dhe e vetmja gjë që mund që bëja ishte të luftoja për të drejtat e mija dhe krijova një shoqatë atë të paraplegjikëve. Dhe kështu eca me të drejtat. Në vitin 2000 erdha në Tiranë, përsëri i angazhuar me organizatën dhe fitova statusin e paraplegjikut.

Arditi: Si vijoi jeta juaj familjare?

Sokoli: Jam i martuar, që në vitin 2006 dhe kam një djalë 9 vjeç.

Arditi: Ajo u dashurua me ty duke të parë më sy tjetër, ndryshe nga ajo që kishe më parë.

Sokoli: Jam i lumtur me familjen që kam tani. Gruan e kam shumë mbështetëse me kauzat e mija.

Arditi: Juve kë keni sjellë sot?

Sokoli: Kam ftuar mikun tim, Klodi Karajn. Ai është person i verbër, i pjesshëm. Lindi i verëbër, por shikimi i erdhi në një sy në moshën 15 vjeç dhe kjo është gjë e madhe.

Arditi: Ishalla po i përmirësohet tamam dhe të shikojë.

Sokoli: Ai shikon 50% nga një sy dhe është një njeri i mrekullueshëm. Unë duke qenë se jam aktivist për te drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe Klodi aktivizohet për organizatën e të verbërve të Shqipërisë. Jemi njohur para dy vitesh në disa seminare të përbashkëta. Unë u diplomova në fakultetin e drejtësie në Universitetin e Tiranës, kam filluar dhe shkollën e lartë të Avokatisë dhe ka qenë problem ngjitja tek shkallët e universitet. Fola me Klodin dhe më tha se do më ndihmojë ai. Më ka marrë i vetëm dhe më ka ngjitur në katin e tretë dhe çdo javë që unë shkoj në shkollë vjen me merr Klodi me ngjit, qëndron në auditor dhe më pas më zbret.

Arditi: Këtë e bën në mënyrë vullnetare?

Sokoli: Po këtë e bën në mënyre vullnetare, çdo të shtunë.

Ky është momenti kur Klodi merr mesazhin e dërguar nga Arditi.

Arditi: Më thuaj pak, para se të zbulojmë se kush është nga ana tjetër. Mora vesh që ti 15 vjeç fillove të perceptosh botën. E vërtetë ? Cili është ai moment i parë?

Klodi: Është e vërtetë. Kur isha i vogël nuk shikoja. Kam bërë shkollën “Ramazan Kabashi”. Të mos shikosh është gjeja më e vështirë, e di si është bota, por nuk e di si është Arditi. E di sa i gjatë është Arditi, por se di se çfarë fytyre ka Arditi. Vetëm me mollëza dhe gishta e percepton një njeri dhe ky është ndryshimi. Kur më ka ardhur mua shikimi kam qenë në shkollën e të verbërve. Ka ardhur gradualisht, një ditë më erdhi e zbardhur, një ditë diçka tjerët. Nuk e besoja as vetë, një javë nuk më ka zënë gjumi. Unë jam shumë i lumtur ,nuk dua më gjë nga kjo jetë.

Arditi: Kush mund të jetë aty pas, sipas teje?

Klodi: Nuk e di, sepse unë njoh shumë njerëz. Jam shumë universal. Edhe në Facebook kam shumë njohje, vetëm femra kam sepse unë di ti respektoj. Unë di ti respektoj. Në një lidhje në një martesë është komunikimi.

Pasi rrëfeu mbi jetën e tij, Klodi mësoi se kush e kishte thirru.

Klodi: Këto janë njerëzit që unë dua dhe sa të jem gjallë do jap jetën. Tu falësh dashuri këtyre njerëzve është mirë, unë mirë rri pa bukë dhe atij ja bëj shërbimin.

Sokoli i dha një mesazh shumë prekës Klodit: Unë të falënderoj Klodi dhe ja thashë Arditit historinë që unë isha ne rrezik se nuk do shkoja dot në shkollë dhe ti më ofrove ndihëm .Në bashkë po shkojmë në shkollë dhe nuk ma merrte mendja se do ja dilje për një gjë të tillë. Unë të falënderoj për këtë dhe kam një surprizë. Nuk e di nëse do e pranosh, por do jetë shumë ndihmuese nga ty. Unë përfitoj nga shteti paketën e kujdestarisë dhe mendova që të bëhesh kujdestar ligjor i imi.

Klodi: Unë e pranoj me kënaqësi dhe nuk do pranoj asnjë gjë. Unë nuk jam pasanik, jam i thjeshtë, Çdo gjë e kam arritur vetë. Unë nuk të shoqëroj vetëm ty. E kam fundjavën e ngjeshur. Dhe unë e bëj me kënaqësi. Bota këto kohë i ka kaluar me kohë.

Arditi: Klodi, ai do të ta japi ty këtë paketë të kujdestarisë të ta japi ty ekonomikisht. Sokolit i lindi në zemër dh do të ti japi ty këto para.

Klodi: Nuk e bëj dot, sepse kur më ka ardhur shikimi i kam thënë qëllim vetës sa të jem gjallë edhe 80 vjeç të jem do ja u kushtoj këtyre. Dua të le një mesazh për shoqërinë shqiptare.

Arditi: Dakord, po kjo është mirënjohja.

Klodi: Nuk ma bën zemra, është sikur merr një foshnje të vogël dhe e rrit. Dua një gjë nga ty të vi njëherë në Telbingo dhe të marr nj biletë për të varfërit. Dhe bluza ime ka një mesazh. “Shiko përtej vetes”.

Pas shumë kontestimesh, Klodi pranoi që të kujdeset për Sokolin, kundrejt një shumë monetare.

Por, Arditi i plotësoi një dëshirën Klodit, ai e mbajti atë për të qenë i pranishëm tek Telebingo për të zgjedhur biletat për të bërë të lumtur familjet shqiptare. E gjithë shoqëria jonë ka nevojë për njerëz si Klodi./tvklan.al