Prapë? Akoma do zgjasë? Skënder Brataj na paralajmëron: Nuk ka mbaruar akoma, në vjeshtë …..

382
0

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar situatën pandemike në vendin tonë gjatë një interviste televizive.

Ai shprehet, se ia ka frikën një vale të tretë gjatë vjeshtës. Por, Brataj qetëson qytetarët duke thënë se sipas virologëve, kjo valë e tretë pritet të jetë goxha më e lehtë.

“Sot po thoshte një virolog i Universitetit të Milanos, që varianti “Delta” do të shkaktojë infektime në vjeshtën e ardhshme. Sigurisht që do të presim infektime nga “Delta.

Sigurisht që na bën më optimistë vaksinimi në Shqipëri. Po të kapet 2 mln (vaksinime) brenda vjeshtës, situata do të jetë më e menaxhueshme, por nuk e dimë se çfarë do vijë.

Nuk mund të flasim kaq lirshëm. Virologët parashikojnë një valë tjetër në vjeshtë, do të jetë edhe “vala e bishtit” të kësaj pandemie, jo e atyre përmasave që kaluan, por janë jetë njerëzish që duhen mbrojtur. Nuk ka marrë fund”, tha Brataj.