Portieri i Partizanit u vetëhodh nga kati i gjashtë nga konflikti me të dashurën, dalin detajet

878
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e djeshme që tronditi opinionin publik por botën e futbollit në veçanti

Burime për Report TV bëjnë të ditur se Aldo Teqja, portieri i skuadrës së Partizanit është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës ku jeton, edhe pse ditën e djeshme klubi dhe FSHF-ja e treguan fillimisht si një aksident.

Shkak për këtë, referuar po të njëjtave burime, ka qenë konflikti me partneren, që e shtyu 24-vjeçarin të merrte këtë vendim të papritur.

Fatmirësisht lajtari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në një prononcim për Report Tv nga spitali, mjekët treguan se si ai ka shembje në mushkëri dhe trup, por që asgjë nuk mund t’i rrezikoj jetën.