Polonia ben gjestin e madh per Ukrainen: Dërgojmë te gjithë..

141
0

Polonia deklaron se është e gatshme që të dërgojë të gjithë avionët e saj MIG-29 në ndihmë të Ukrainës. Avionët do të dërgohen në bazën ajrore Ramstein në Gjermani dhe t’i vendosë ato “në dispozicion” të qeverisë amerikane dhe më pas t’i dërgohen ushtrisë ukrainase. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme polake.

Në këmbim, Polonia u kërkon Shteteve të Bashkuara që t’i ofrojë atyre në këmbim “avionë të përdorur me aftësi operacionale” dhe shton se “është e gatshme të vendosë menjëherë kushtet e blerjes së avionëve”. Qeveria polake u kërkon gjithashtu aleatëve të tjerë të NATO-s, që posedojnë avionë MIG-29 – të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

SHBA konfirmoi gjatë fundjavës se po punon për një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë.