I del Lotaria Amerikane pas 30 vitesh sherbim ne polici: Qenka më e veshtirë të largohesh se gjthë këto vite pritje, do iki me kokën mbrapa.. (Video)

1265
0

Pas 30 vitesh në shërbim të vendit, Ylli Salaj, do të largohet drejt Amerikës.

“Kokën e kam pas se kam kontribuar vite në vendin tim dhe në këtë moshë të emigrosh është e pak e vështirë por jam optimist”- tha Salaj.

Emaili ku konfirmohej lotaria amerikane i gëzoi të gjithë. Një ëndërr e plotësuar dhe e kërkuar prej 30 vitesh.

“Që kur është hapur deri më sot kam aplikuar”- u shpreh Ylli Salaj

“30 vjet e ka hedhur nuk i është ndarë, ndihem  shumë në siklet që po lë vendin tim mbrapa, por detyrohemi të largohemi kur mendojmë për sakrificën e fëmijëve”- tha bashkëshortja e Yllit.

Ai do të emigrojë së bashku me bashkëshorten. Këto janë ditët e fundit në Shqipëri. Megjithatë është optimist për të realizuar ëndrrën amerikane

“Kam nostalgji të madhe, është një nga vendet që mua më bën të ikë me kokën mbrapa. Nuk ka vend si Shqipëria”- tha Salaj.

Largimi thotë qenka akoma dhe më i vështirë sesa gjithë këto vite pritje. Por është një sakrificë që duhet bërë.

“Jam përgatitur fizikisht moralisht, që të vete të punojë. Nuk do ikja në vend tjetër përveç Amerikës. Në Amerikë sundon ligji.